Brexit një makth, May-it nuk i ngelet veçse të luaj…bilardo!

Telashet e Brexit, Theresa May u përpoq t’i harronte me një lojë bilardo.

Kryeministri Italian Guseppe Conte e sfidoi homologen britanike në një lojë, gjatë samitit mes Bashkimit Evropian dhe Ligës Arabe në Egjipt.

Conte postoi një video në faqen e tij në Facebook, ku numri një i Londrës dukej e befasuar nga propozimi i kryeministrit Italian, dhe i kërkonte atij ta mësonte.

 Kjo nuk është hera e parë që May xhirohet duke u argëtuar me aktivitete ku nuk është eksperte.

Kërcimi që realizoi gjatë vizitës në Afrikën e Jugut ne muajin gusht shkaktoi jo pak të qeshura dhe bëri xhiron e rrjetit.

Let’s play pool Theresa May 🎱😉

Gepostet von Giuseppe Conte am Sonntag, 24. Februar 2019