“Djegia” e debateve nga qeveria, Boçi: Vendim ekstrem. Abilekaj: Jo komode për Ramën

I ftuar në “A2 Debat”, opinionisti dhe gazetari Enton Abilekaj komentoi “djegien” e debateve nga ana e kryeministrit, i cili mësohet se ka ndaluar socialistët të jenë të pranishëm në përballje me demokratët që tashmë kanë dorëzuar mandatin e deputetit.

Për Abilekajn, nuk është komode për kryeministrin të dëgjojë që të përsëritet largimi i opozitës nga Parlamenti.

“Është jo komode për kryeministrin që të përsëritet largimi i opozitës dhe arsyet e largimit të opozitës nga Parlamenti dhe ka hequr dorë për të krijuar një krizë politike. Kjo gjë nuk i pëlqen kryeministrit ta dëgjojë, krizën e përfaqësimit”, tha Abilekaj.

Ndërkohë, Luçiano Boçi nga PD, është shprehur se ky është një vendim ekstrem i Kryeministrit Rama. Ai shprehet se Ramës i pëlqen monologu dhe jo dialogu.

“Debati është esenca e një pjesë të funksionimit të politikës në demokraci. Debati i shërben më shumë një opozitë, duke qenë se ajo stimulon ngritjen e problemit. Rama mundohet që ta sfumojë këtë “armë”. Ky është një vendim ekstrem i Ramës. Ai ka një problem të madh me debatin, pasi i pëlqen monologu”, tha Boçi.

Emisioni i plotë

Shkarkoni aplikacionin e A2 CNN