“Duhet të jenë patjetër çift”, interneti “bashkon” Lady Gagan dhe Bradley Cooper | FOTO

Mbërriti në ceremoninë e Çmimeve Oscar i shoqëruar nga e dashura Irina Shayk dhe mamaja, por u “largua” me Lagy Gagan.

Performanca e fuqishme në skenë mes Bradley Cooper dhe këngëtares, të cilët risollën duetin e shumëvlerësuar “ShalloW”, që fitoi edhe çmimin si kolona më e mirë zanore, shkaktoi edhe reagime në rrjetet sociale. Fototo e shikimeve që ata këmbenin ndërsa këndonin këngën u përhapën me shpejtësi në internet, me njerëzit që komentonin se mes tyre duhet të kishte patjetër diçka.

Gaga dhe Cooper ishin pretendentë kryesorë edhe për trofeun e aktorëve më të mirë protagonistë për interpretimin në “A Star is Born”, por u mundën nga Olivia Colman dhe Rami Malek.

Shkarkoni aplikacionin e A2