Festoi si Simeone, por e pësoi!

Trajneri i Atletico Madrid, Simeone, është bërë një shembull i keq me festimin që bëri pas vërshëllimës finale në ndeshjen ndaj Juventusit, ku skuadra e tij triumfoi 2-0.

E tashmë, atë kanë nisur ta imitojnë edhe në Itali. Në një ndeshje të ligës inferiore, sulmuesi Moreno i skuadrës së Pratos realizoi golin vendimtar në fitoren 2-1 ndaj Viareggio-s.

Megjithatë, festa për sulmuesin e ri nuk zgjati shumë, pasi ai u mundua të imitonte trajnerin Simeone duke u “hakërryer” tifozëve kundërshtarë, por arbitri e ndëshkoi menjëherë me kartonin e kuq.

Shkarkoni aplikacionin e A2 CNN