Sondazh: Destinacionet e fundjavave tuaja janë:
  • Bregdeti 50%
  • Zonat malore 33%
  • Qendrat historike 17%

KQZ “ngrin” për pak orë dorëheqjet e opozitës

Nga A2 CNN
25 Shkurt 2019, 14:59 | Politikë

Dorëheqjet e opozitës qëndruan pezull në tryezën e Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, derisa ky i fundit sqaroi procesin e shpalljes së vakancave me Kuvendin.

Burime të A2 CNN thonë se përmes një shkrese zyrtare, KQZ kërkoi informacion nga Kuvendi për mungesën e dy elementeve kryesorë, mospërfundimin e mandatit të deputetit dhe mosshpalljen e vakancës.

Edhe sot, njësoj si të premten kur dërgoi brenda 24orësh dorëheqjet në KQZ, Kuvendi nuk humbi kohë. I ktheu mbrapsht jo më 56, por 57 dorëheqje, përfshirë këtu edhe atë të Fatmir Mediut. Në secilën prej dorëheqjeve, siç duket edhe në dokumentet e siguruara a nga A2 CNN, është saktësuar përfundimi i mandatit dhe shpallja e vakancës.

Burimet pranë KQZ saktësojnë se me marrjen e kësaj përgjigjeje, do të fillojë procedura me 57 dorëheqjet dhe dhënien e mandateve kandidatëve që kanë qenë poshtë vijës së kuqe në zgjedhjet e 25 qershorit 2017.

Institucioni zgjedhor konfirmon se nuk do t’i pranojë dorëheqjet paraprake të firmosura nga kandidatët në listat për deputetë, duke thënë se nuk kanë asnjë vlerë ligjore, dhe se nuk mund të refuzohet diçka që ende nuk të është dhënë.

A2 CNN Livestream

Dita jonë