LG bën “revolucion”, telefon për përdorim 5G, me dy ekrane

LG prezanton smartfonin e ri 5G, me ekran të dyfishtë, një telefon të dytë dhe që mund të zhbllokohet pa e prekur fare ekranin.

Gjiganti elektronik i Koresë së Jugut prezantoi telefonin më të ri 5G, që pritet ta vendosë në pozitë shumë të mirë për të konkurruar Samsung dhe iPhone pasi është e para kompani që publikon telefonat e aftë për rrjetin 5G.

Përveçse ka cilësi e rezolucion të jashtëzakonshëm dhe bateri super të fuqishme, të domosdoshme për të suportuar 5G, telefoni i ri LG, në vend të dorës për ta zhbllokuar, do të përdorë disa sensorë të dritës për të skanuar venat në dorën apo fytyrën e përdoruesit. Të dy ekranet do të punojnë në mënyrë të pavarur nga njëri-tjetri, njëri deri në 104, tjetri në 180 gradë, ndaj përdoruesi mund të shohë një film në një ekran ndërkohë që lundron në internet në ekranin tjetër. Telefoni i ri është i pajisur me procesor 855 me shpejtësi të gjeneratës së 4 të inteligjencës artificiale dhe modem të përshtatshëm për 5G, me një dhomë avulli për ftohje më të mirë dhe ekran 6.4 inch. Do të ketë memorie 6GB dhe arkivë 128GB, me super kamera.

Telefoni i ri 5G ende nuk ka dalë në treg dhe nuk dihet se sa do të kushtojë, por sipas pritshmërive, ai pritet të thyejë rekord fillimisht në tregun e brendshëm të Koresë së Jugut deri në muajin qershor dhe më pas do të jetë i përshtatshëm edhe për tregun amerikan dhe për Europën.