Sondazh: Destinacionet e fundjavave tuaja janë:
  • Bregdeti 67%
  • Zonat malore 33%
  • Qendrat historike 0%

Mblidhet kryesia e PS-së, Balla: Puna vazhdon, votojmë për KLP dhe KLGJ

Nga A2 CNN
25 Shkurt 2019, 11:29 | Politikë
Mblidhet kryesia e PS-së, Balla: Puna vazhdon,  votojmë për KLP

Kryesia e Partisë Socialiste u mblodh këtë paradite për të diskutuar në lidhje me situatën e re të krijuar pas lënies së mandateve nga opozita. A2 CNN mësoi se në mbledhje, kryeministri Rama i tha deputetëve të PS, se pavarësisht vendimit ekstrem të opozitës, puna do të vazhdoje normalisht për seancat parlamentare e të enjteve.

Në mbledhje është diskutuar edhe për përgatitjet e socialisteve për Kongresin e 23 Marsit ku pritet të shpallen kandidaturat e PS për zgjedhjet lokale.

Në dalje të kryesisë, gazetarja e A2 CNN e pyeti kreun e grupit parlamentar te socialisteve, Taulant Ballën nëse mazhoranca do të pranojë të zëvendësojë deputetet e larguar të PD në Kuvend, por ai nuk pranoi të përgjigjej, edhe pse deklaroi që “puna do të vijojë normalisht, kemi për të votuar dy vendime te rëndësishme për sa i përket KLGJ-së  dhe KLP-së , të cilat do të miratohen nga Kuvendi”.  

A2 CNN Livestream

Debat - nga Alba Alishani