Dosja “Balili”, pranohet gjykimi i shkurtuar

I ashtuquajturi “Eskobari i Ballkanit” përballet sot me akuzat në Gjykatën e Krimeve të Rënda. Seanca e parë gjyqësore ndaj tij ka nisur në orën 10:00.

Në seancën paraprake avokatët mbrojtës kërkuan gjykim të shkurtuar për Balilin, gjë që u pranua nga Gjykata, e cila caktoi datën 12 mars për dhënien e konkluzioneve nga ana e Prokurorisë. Mbi Balilin rëndojnë 4 akuza: trafik të lëndëve narkotike, grup të strukturuar kriminal, mosdeklarim të pasurisë dhe pastrim parash.

Balili nuk ka pranuar asnjë prej këtyre akuzave, ndërkohë që në seancën paraprake avokatët mbrojtës paraqitën prova që lehtësojnë pozitat e tij, siç ishte një vendim nga gjykata në Greqi për pushimin e një çështje ndaj Balilit. Në seancën e sotme pritet të ketë zhvillime të rëndësishme.

Shkarkoni aplikacionin e A2 CNN