Opozita jashtë Kuvendit, Meta: Politika përgjegjësi për vendimet

Ndryshe nga paraardhësit e tij, Ilir Meta nuk ka qenë i kufizuar në mesazhet drejtuar politikës, në situata delikate.

Por vendimi i fundit i opozitës për të djegur mandatet duket se ka vënë në vështirësi presidentin për mesazhin që duhet të përcjellë, prandaj Ilir Meta edhe pse miqësor me mediat, kësaj here tentoi në çdo mënyrë t’i shmangej interesit të tyre.

Gjithsesi, zëri i kreut të shtetit nuk mungoi në morinë e zërave të ditëve të fundit, brenda dhe jashtë vendit.

Duke shfrytëzuar ceremoninë e themelimit të spitalit “Zoja e Këshillit të Mirë”, Presidenti bëri thirrje për vendime të përgjegjshme nga politika.

Më 21 shkurt, kur opozita po zyrtarizonte djegien e mandateve e herët, Presidenti Ilir Meta ka preferuar të jetë në të njëjtën linjë me ndërkombëtarët, duke i kërkuar asaj rishikim qëndrimi.

Shkarkoni aplikacionin e A2 CNN