Sondazh: Destinacionet e fundjavave tuaja janë:
  • Bregdeti 67%
  • Zonat malore 17%
  • Qendrat historike 17%

Opozita paralajmëron: Sulm 360 gradë ndaj qeverisë

Nga A2 CNN
25 Shkurt 2019, 20:17 | Politikë
Opozita paralajmëron: Sulm 360 gradë ndaj qeverisë

Opozita paralajmëron ashpërsim të rezistencës së saj, paralelisht me mbajtjen e protestave. Aleatët e PD u mblodhën për afro një orë në zyrën e Lulzim Bashës dhe në dalje nuk përjashtuan mundësinë e tërheqjen e të zgjedhurve lokalë demokratë.

“Për mendimin tim, opozita duhet të bëjë çdo gjë që kërkojnë qytetarët shqiptarë për ta kthyer Shqipërinë në rrugën e nevojshme, kushtetuese, por njëkohësisht edhe në binarët ndërkombëtar që është tashmë një qëllim i të gjithë shqiptarëve, por për fatin e keq, pengesa kryesore është kjo qeveri krimi, korrupsioni dhe manipulimi zgjedhjesh, siç kemi deklaruar edhe më parë”, u shpreh Fatmir Mediu.

“Nuk e kemi diskutuar këtë punë. Këto do të diskutohen gjithnjë pas datës 16, por të jeni të sigurt që sulmi i opozitës do të jetë 360 gradë, në të gjitha institucionet dhe hapësirën”, tha kreu i LZHK, Dashamir Shehi.

Në qendër të diskutimi të liderit opozitar, Lulzim Basha, me Monika Kryemadhin, Fatmir Mediun, Dashamir Shehin dhe Agron Dukën ka qenë koordinimi i aksionit opozitar dhe angazhimi i strukturave për protestat e paralajmëruar çdo të enjte para Kuvendit, për të kulmuar në 16 mars.

A2 CNN Livestream

Debat - nga Alba Alishani