Sondazh: Destinacionet e fundjavave tuaja janë:
  • Bregdeti 60%
  • Zonat malore 20%
  • Qendrat historike 20%

Oscari i surprizave, fiton Green Book, Malek dhe Colman aktorët më të mirë

Nga A2 CNN
25 Shkurt 2019, 09:30 | Showbiz

Edicioni i 91-të i Academy Awards, të njohur botërisht si çmimet Oskar, dhuroi disa surpriza natën që kaloi.

Mbi të gjitha surprizat erdhën në kategorinë “Best movie”, pra filmin më të mirë, që u fitua nga Green Book,  historia e miqësisë midis një pianisti afroamerikan (Mahershala Ali, që fitoi edhe çmimin për aktorin jo protagonist” dhe një italoamerikani.

Filmi fitoi kundër parashikimeve që shihnin “Roma” e meksikanit Alfonso Quaron si favorit, që gjithsesi u ngushëllua me statujën si regjisor më i mirë dhe atë të  filmit më të mirë të huaj.

Në kategorinë e Aktorit më të Mirë, triumfi ishte më i parashikueshëm, ai i Rami Malek për rolin mbresëlënës  e Freddy Mercury në Bohemian Rapsody, film që mori edhe tre çmime të tjera kryesisht për efektet muzikore.

Aktorja më e mirë u gjykua  Olivia Colman për filmin “The favourite” e regjisorit grek Yorgos Lanthimos, edhe kjo një surprizë sepse parashikimet ishin të gjithë për Glenn Close ne filmin “The wife”.

Regjisori Spike Lee fitoi Oskarin e tij të parë, ne kategorinë skenarit më të mirë, me filmin BlacKkKlansman.

Kënga më e mirë u shpall “Shallow” e Lady Gagës, në filmin “A star is born”, ku interpreton bashkë me Bradley Cooper.

Efektet speciale u dominuan nga “Black Panther”, i cili fitoi tre statuja.

A2 CNN Livestream

Debat - nga Alba Alishani