PPP-të në Kuvend, ambientalistët çojnë propozimet e tyre

Jo më hidrocentrale me oferta të pakërkuara. Është kjo çfarë kanë kërkuar përfaqësuesit e shoqatës “EcoAlbania” në ndryshimet e tyre ndaj ligjit për koncesionet dhe Partneritetin Publik-Privat.

Këto ndryshime janë prezantuar në Komisionin e Veprimtarive Prodhuese, së bashku me disa masa të tjera për të garantuar mbrojtjen e mjedisit.

Ambientalistët kërkojnë gjithashtu që të jetë shteti ai që harton studimet e fizibilitetit, që në shqyrtimin e një projekti të shikohet përputhshmëria me planet dhe strategjitë kombëtare për menaxhimin e mjedisit, si dhe që konsultimi publik të kryhet që në fazat e para të projektit.

Propozimet janë mbështetur në parim edhe nga disa anëtarë të mazhorancës. Në mbledhjen e Komisionit nuk ishin të pranishëm deputetët e opozitës, tashmë pa mandate.

Pas diskutimit edhe me ekspertë nga institucionet shtetërore, Komisioni do t’i kalojë rekomandimet e tij Komisionit për Ekonominë e Financave që do të hartojë dhe draftin final që do t’i kalojë Kuvendit për votim.

Shkarkoni aplikacionin e A2 CNN