Queen “ndezin” Çmimet Oscar | VIDEO

Është ceremonia më e pritur e vitit ajo e Çmimeve Oscar, por edicioni I 91-të ishte edhe më I veçantë. Mungesa e një prezantuesi për herë të parë nw 30 vjet mbush nga perfomancat mbresëlënëse të mbrëmjes.

Ashtu siç ishte lajmëruar, grupi “Queen” u rikthye në skenë në homazh të filmit Bohemian Rhapsody, mbi jetën e Fredi Mercurit. Dy pjesëtarët e grupit ende në jetë, kitaristi Brian May dhe bateristi RogerTaylor sw bashku me yllin e American Idol, Adam Lambert elektrizuan sallën e “Dolby Theater”.

Për një audiencë yjesh ata interpretuan hitet e famshme “WeWill Rock You” dhe “We Are the Champions”.

Shkarkoni aplikacionin e A2