Reagon Flamurtari: Partizani të mbajë përgjegjësi

Klubi i Flamurtarit ka reaguar për herë të parë pas dhunës ndaj fotografit të klubit, në ndeshjen Partizani-Flamurtari.

Klubi vlonjat ia faturon të gjitha përgjegjësitë për ngjarjen kryeqytetasve duke e cilësuar si dështim në organizimin e ndeshjes.

Ata kanë publikuar listën e pjesëtarëve të klubit, ku tregohet roli zyrtar i Shkëlqim Ramajt si zëdhënës shtypi, prej dy vitesh i regjistruar në Federatën Shqiptare të Futbollit.

Flamurtari dënon aktet e dhunës dhe kërkon nga autoritetet përkatëse, vendosjen e drejtësisë dhe zbatim të rregullores.

Shkarkoni aplikacionin e A2 CNN