Sondazh: Destinacionet e fundjavave tuaja janë:
  • Bregdeti 50%
  • Zonat malore 33%
  • Qendrat historike 17%

Samiti BE-Liga Arabe, liderët e dy rajoneve diskutojnë tregtinë dhe konfliktet

Nga A2 CNN
25 Shkurt 2019, 13:48 | Bota
Samiti BE-Liga Arabe, liderët e dy rajoneve diskutojnë tregtinë

Në Egjipt zhvillohet samiti i parë historik mes Ligës Arabe dhe Bashkimit Europian. Liderët pjesëmarrës shpresojnë që të zgjerojnë bashkëpunimin në fushën e tregtisë dhe të adresojnë konfliktet rajonale.

“Shpresoj që samiti të fokusohet në partneritetin tonë, për sa i përket marrëdhënieve ekonomike. Por sa i përket punës së përbashkët, për shembull, për paqen mes Palestinës dhe Izraelit, duhet të rivitalizohet zgjidhja me dy shtete. Gjithashtu shpresoj për një qasje të përbashkët për konfliktin në Siri dhe Jemen”.

Federica Mogherini, Përfaqësuese e Lartë e BE-së

Me temën ‘Të Investojmë në Stabilitet’, bisedimet synojnë t’i japin një shtysë më të madhe ndërveprimit tregtar dhe adresimit të konflikteve rajonale.

Kancelarja gjermane, Angela Merkel, e cila është pjesë e këtij samiti, tha se pjesë e diskutimeve do të jetë dhe Irani.


"Ajo që duhet të përmendim është kërcënimi i gjithë pranishëm bërthamor. Ne Evropianët vazhdojmë të mbështesim ujdinë me Iranin por ne po shikojmë dhe tendenca agresive nga ky shtet, prandaj çështja është se si Liga Arabe dhe BE duhet të merren me Iranin. Kjo është diçka që duhet ta diskutojmë së bashku"

Angela Merkel, Kancelare e Gjermanisë

Në këtë samit, që drejtohet nga presidenti egjiptian Abdel Fattah al-Sisi dhe ai i Këshillit Evropian, Donald Tusk marrin pjesë mbi 50 shtete Evropiane dhe Arabe.

A2 CNN Livestream

Dita jonë