Sondazh: Destinacionet e fundjavave tuaja janë:
  • Bregdeti 50%
  • Zonat malore 33%
  • Qendrat historike 17%

Spaho: Nuk i druhemi precedentit. Po ndërgjegjësojmë edhe ndërkombëtarët

Nga A2 CNN
25 Shkurt 2019, 17:31 | Politikë
Spaho: Nuk i druhemi precedentit. Po ndërgjegjësojmë edhe

Nënkryetari i Partisë Demokratike deklaroi te “Ditari” në A2 CNN se nuk ka tërheqje deri në largimin e Edi Ramës.

Ai, po ashtu, tha se demokratët janë më shumë se kurrë të zhveshur nga çdo lloj imuniteti para drejtësisë, duke dashur të hedhë poshtë akuzën e Kryeministrit Rama se djegia e mandateve të opozitës erdhi nga frika prej drejtësisë.

“Nuk do t’i shmangemi kësaj përgjegjësie derisa të arrijmë që Edi Rama të japë dorëheqjen. Protesta është themelorja, por sigurisht që do të punojmë edhe me ndërkombëtarët, një pjesë e të cilëve po ndërgjegjësohen nga dita në ditë”

Frikë nga drejtësia e re?“Si paskemi frikë ne nga drejtësia e re?! Kjo është shumë qesharake. Unë jam i mbrojtur kur kam mandat jo kur nuk e kam atë. Fakti që nuk kam mandat do të thotë se jam shumë më i ekspozuar edhe ndaj Prokurorisë edhe gjykatave”.

Djegia e mandateve mund të kthehet në precedent? “Interpretimi është se ne kemi dalë jashtë sistemit, por në fakt sistemi ka degjeneruar. Sistemi është kthyer në një amalgamë të qeverisë së “Rilindjes” dhe krimit të organizuar. Nuk ka pse të kremi frikë se do të bëhet precedentë. Ne nuk do të lejojmë që precedentë do të bëhet shkatërrimi i themeleve të demokracisë. Ne po përdorim të gjitha format për të ruajtur themelet e demokracisë në Shqipëri”.

A2 CNN Livestream

Dita jonë