Veshjet në “Tapetin e Kuq” dhe “After Party”, shkëlqejnë Lady Gaga dhe Rita Ora

Ngjyrat e forta pushtuan tapetin e kuq në “Dolby Theatre” në Los Anxhelos, gjatë parakalimit të yjeve.
Ashtu siç e do tashmë tradita, mediat botërore kanë bërë përzgjedhjen për ato që u veshën më bukur dhe ato që dështuan në zgjedhjen për natën gala të Çmimeve Oscar dhe si gjithnjë, roza ishte ngjyra që shoqëroi dështimin, për të disatin vit me radhë.

Dhe kur vjen fjala tek spikatja, nuk ka sesi të ndodhë ndryshe. Lady Gaga di si të tërheqë vëmendjen mbi tapetin e kuq. Me varësen me një diamant me vlerë 30 milionë dollarë e 128,54 karat të Tiffany, këngëtarja kishte të gjithë shkëlqimin e nevojshëm.

Pas zhgënjimit në Çmimet Bafta, Jennifer Lopez duket se ishte menduar mirë sesi të spikasë, këtë herë me një fustan të gjatë, vezullues e të ngushtë që nxirrte në pah format e saj, dizenjuar nga Tom Ford.

Ndërsa në festën pas ceremonisë, Rita Ora, por edhe Kendall Jenner dhe Miley Cyrus rrëmbyen vëmendjen e fotografëve, duke ia kaluar edhe yjeve të kinemasë si Charlize Theron.

Shkarkoni aplikacionin e A2