Sondazh: Destinacionet e fundjavave tuaja janë:
  • Bregdeti 50%
  • Zonat malore 33%
  • Qendrat historike 17%

A do të arrestohet Dako? Lleshaj: Policia nuk merr udhëzime nga Kryeministri

Nga A2 CNN
26 Shkurt 2019, 12:45 | Politikë
A do të arrestohet Dako? Lleshaj: Policia nuk merr udhëzime nga

Ministri i brendshëm Sandër Lleshaj tha se Policia e Shtetit do të zbatojë vetëm ligjin në rast se vjen një urdhër arresti nga Prokuroria për Kryetarin e Bashkisë Durrës, Vangjush Dako. “Policia nuk merr udhëzime as nga Kryeministri as nga ministri, Policia merr udhëzime nga ligji”.

I pranishëm në një event në Komisariatin e Policisë Rrugore në “Kinostudio”, Lleshaj hodhi poshtë pretendimet e opozitës për deklarata politike para protestave të organizuara prej saj, ndërsa shtoi se nuk e konsideron si masë drastike heqjen e valëve të telefonisë celulare, siç ndodhi gjatë protestës së fundit të opozitës. “Kjo nuk është masë drastike kur bëhet në shërbim të sigurisë dhe mbarëvajtjes së protestës”, tha Lleshaj.

A2 CNN Livestream

Dita jonë