Balla: Protestuesit, dhunë ndaj policisë, shishe me benzinë nga selia e PD – A2

Balla: Protestuesit, dhunë ndaj policisë, shishe me benzinë nga selia e PD

Nga foltorja e Parlamentit, ndërsa jashtë mbahej protesta e opozitës, Taulant Balla iu drejtua opozitës se pushteti nuk merret me dhunë, por me votë. Ai akuzoi protestuesit se kanë ushtruar dhunë ndaj policisë.

“Kush kishte dyshime për 16 shkurtin e famshëm se gjoja 16 shkurti do të ishte referendum. Patjetër, ishte referendum për shkatërrimin përfundimtar të PD. Me PD ringjallen huliganët, kthim pas në kaos, në paligjshmëri. Në 28 vite me radhë, PD ka qenë përgjegjëse për skemat piramidale, luftën civile të ’97-ës, grushtin e shtetit në 1998, Gërdecin, 21 janarin, shitjen e detit, e korrupsione të tjera, vjedhja e rrugës së kombit. Sot, Shqipëria është në drejtimin e duhur. E kemi vendosur në të njëjtin krah me SHBA e BE, që kanë dënuar me forcë dhunën ndaj institucioneve. Harroje Lulzim pushtetin në tavolinë. Nuk është faji i shqiptarëve që nuk votohesh prej tyre”, tha Balla.

Balla akuzoi protestuesit se kanë ushtruar dhunë ndaj policisë, duke mbushur shishe me benzinë në selinë e PD.

Shkarkoni aplikacionin e A2