Sondazh: Destinacionet e fundjavave tuaja janë:
  • Bregdeti 100%
  • Zonat malore 0%
  • Qendrat historike 0%

Deklarata për Kosovën, Rusia kritikon Ramën: Retorikë e papranueshme

Nga A2 CNN
26 Shkurt 2019, 22:07 | Politikë
Deklarata për Kosovën, Rusia kritikon Ramën: Retorikë e

Deklarata e Kryeministrit Edi Rama pak ditë më parë, se Kosova është pjesë e Shqipërisë, nuk e ka lënë indiferente Moskën.

Ministria e Jashtme ruse e cilësoi këtë një retorikë absolutisht të papranueshme. “Kryeministri shqiptar tha gjithashtu se bashkimi i Kosovës me Shqipërinë nuk është një plan B, por A”, tha zëdhënësja e ministrisë, Maria Zakharova.

“Ne e konsiderojmë retorikën si absolutisht të papranueshme dhe besojmë se ajo çon në shkeljen e integritetit territorial të Serbisë dhe statusit të rajonit autonom të Kosovës”, vijon më tej Zakharova.

Ajo e mbyll deklaratën duke thënë se NATO dhe BE duhet t’i përgjigjen në mënyrën e duhur këtyre planeve gjeopolitike.

A2 CNN Livestream

Dita jonë