Dialogu me Serbinë, kritikohet ashpër platforma e Prishtinës

Platforma për dialogun me Serbinë shkaktoi debate të ashpra në komisionin për punë të jashtme, diasporë dhe investime strategjike në Kosovë. Komisioni miratoi projektligjin për detyrat dhe përgjegjësitë e delegacionit shtetëror, por nuk kaloi për votim platformën për dialog.

Kryetarja e Komisionit për Punë të Jashtme, Vjosa Osmani u shpreh: “Rezultati që e kemi para nesh është një dokument që as nuk e mbron territorin e Kosovës dhe rrjedhimisht nuk e mbron pavarësinë dhe shtetësinë e saj”.

Anëtari i komisioni nga Lëvizja Vetëvendosje, Glauk Konjufca, tha se nëse shteti i Kosovës, ka nevojë për ndonjë platformë, ajo do të duhej të ishte, si të ndalet presidenti Hashim Thaçi që të mos të bëjë shkëmbim të territorit me Serbinë.

“Presidenti nuk përfaqëson politikë të veten, kokë më vete, të cilën e zbulon vet si politikë të jashtme të Kosovës. Ai e përfaqëson politikën e jashtme të Kosovës, të definuar nga Parlamenti dhe të artikuluar në Kushtetutë. Gjithçka që presidenti shkon përtej kësaj në formulimin e politikës së jashtme, dijeni që e ka shkelur Kushtetutën”, tha Glauk Konjufca, Përfaqësues i Vetëvendosjes.

Shkarkoni aplikacionin e A2