Sondazh: Destinacionet e fundjavave tuaja janë:
  • Bregdeti 67%
  • Zonat malore 17%
  • Qendrat historike 17%

Goditën me tytën e pistoletës punonjësin e portit të Durrësit, arrestohen

Nga A2 CNN
26 Shkurt 2019, 16:13 | Kronikë
Goditën me tytën e pistoletës punonjësin e portit të

Dy persona janë vënë në pranga nga policia pasi dyshohet se mbrëmjen e së hënës kanë dhunuar punonjësin e shërbimit të Autoritetit Portual në Durrës.

Policia bën të ditur se në pranga janë vënë shtetasit R.D.,38 vjeç, dhe H.B., 40 vjeç, ndërsa është shpallur në kërkim një person i tretë, i dyshuar si përfshirë në këtë ngjarje.

Sipas policisë, arrestimi i këtyre personave është bërë pasi dyshohet se në hyrje të Portit kanë goditur me sende të forta në kokë (dyshohet tytë pistolete), punonjësin e shërbimit të Autoritetit Portual, i cili po merr ndihmë në spital.

Policia po punon për identifikimin dhe kapjen e autorit të tretë të kësaj ngjarje.

A2 CNN Livestream

Debat - nga Alba Alishani