Sondazh: Destinacionet e fundjavave tuaja janë:
  • Bregdeti 60%
  • Zonat malore 20%
  • Qendrat historike 20%

“I Ftuari”, Agron Duka: Revolta nuk do të ndalet lehtë

Nga A2 CNN
26 Shkurt 2019, 21:05 | Politikë
“I Ftuari”, Agron Duka: Revolta nuk do të ndalet lehtë

Agron Duka, kryetari i Partisë Agrare Ambientaliste, në “I Ftuari” të Endri Xhafos në A2 CNN, u shpreh se protestat e nisura nga opozita nuk do të ndalen lehtë në rast se nuk do të gjendet gjuha e përbashkët mes palëve.

https://a2news.com/2019/02/26/duka-po-paguajme-haracin-e-marredhenies-se-politikes-me-krimin-ka-nisur-heret/

“Ka revoltë, e cila nuk besoj se do të shterojë lehtë nëse palët nuk do të gjejnë gjuhën e përbashkët. Ka një situatë jo normale politike, e cila ndikon te të gjithë njerëzit në vendin tonë. Dhuna është e dënueshme. Nëse ka një vullnet pozitiv mund të gjendet rruga e dialogut për të qetësuar situatën. Opozita ka bërë thirrje që protestuesit të qëndrojnë larg dhunës, por në momente të caktuara, veprime spontane, emocionale mund të sjellin edhe dhunë. Por kjo nuk do të thotë PD nuk do të kërkojë që protesta të jetë paqësore”, tha Agron Duka.

Sa i përket situatave të krijuara në protestë, Duka u shpreh se faji i takon në përgjithësi politikës në vendin tonë.

A2 CNN Livestream

Debat - nga Alba Alishani