Jashtë protestohej, në Kuvend u morën vendime të rëndësishme

Ndërsa jashtë ishte rrethuar nga tymi, Parlamenti vazhdoi normalisht punimet. Gramoz Ruçi vijoi normalisht seancën, e cila u zgjat përtej parashikimeve.

Edhe pse fillimisht shumë pak deputetë kishin kërkuan fjalën për t’i dhënë mesazh opozitës, të gjitha ligjet e votuara u shoqëruan me fjalime të socialistëve.

Kuvendi miratoi shtimin e stafit për KLGJ e KLP, ligjin për titujt e pronësisë në tokën bujqësore, zgjodhi kryetarin e ri të bordit të Entit Rregullator të Energjisë.

E ndërsa jashtë, policia konfrontohej me deputetët e dorëhequr të opozitës, Gramoz Ruçi njoftoi kalimin tek PS të deputetit të PDIU, Dritan Bici.

Shkarkoni aplikacionin e A2 CNN