Komisioni i Disiplinës: Partizani dy ndeshje pa tifozë

Komisioni i Disiplinës i FSHF ka dënuar Partizanin me 2 ndeshje pa tifozë si dhe një gjobë me 200 mijë lek  për “dështim në përmbushjen e përgjegjësive” pas episodit në stadiumin “Selman Stermasi” gjatë ndeshjes me Flamurtarin.  

Në vendimet  e sotme spikasin edhe dënimi me 4 javë të lojtarit ë Luftëtarit Albano Aleksi, si dje një dënim me përjashtim të përhershëm për portierin e Shënkollit të Kategorisë së parë Rinev Danaj, për dhunën e ushtruar ndaj zyrtarit të ndeshjes.  

Shkarkoni aplikacionin e A2 CNN