Mallakastër, i del jashtë kontrollit zjarri, djeg 13 hektarë pyje

Publikuar më: 26/2/2019, ora 11:06
IMG 20170829 WA0054 1024x768

Mallakastër, i del jashtë kontrollit zjarri, djeg 13 hektarë pyje

Publikuar më: 26/2/2019, ora 11:06

Forcat e Policisë në Mallakastër kanë arrestuar një 56 vjeçar nga Patosi që akuzohet se me veprimet e tij ka shkaktuar djegien e rreth 13 hektarë tokë pyjore, si dhe disa rrënjë ullinj.

Ngjarja ka ndodhur në Belishovë, dhe sipas burimeve shtetasi kishte ndezur zjarr në tokën e tij, por më pas flakët i kanë dalë jashtë kontrollit.

I arrestuari do të gjykohet për veprën penale “Shkatërrim nga pakujdesia me zjarr i pyjeve dhe i mjedisit pyjor”.