Ndëshkoi Interin me penallti të paqenë, arbitri pezullohet

Vendimi për të akorduar 11 metërsh për prekje të topit me dorë në ndeshjen Fiorentina-Inter, në dëm të zikaltërve, ka rezultuar tërësisht i gabuar.

Për këtë arbitri Rosario Abiso nuk do të gjykojë asnjë ndeshje për të paktën një muaj. Jo vetëm kaq por Abisso nuk do të marrë më përsipër deri në fund të sezonit ndeshje ku përfshihet skuadra e Interit.

Penalltia e dhënë nga arbitri Abisso

Ky është vendimi i marrë për “bilbilin” italian i cili gaboi rëndë edhe pse u konsultua për minuta me radhë me sistemin VAR përpara se të merrte vendimin.

Shkarkoni aplikacionin e A2 CNN