Paloka i përgjigjet Ballës: Ne dorëzuam imunitetin, nuk kemi frikë nga drejtësia

Nënkryetari i Partisë Demokratike, Edi Paloka, hodhi poshtë pretendimet e Taulant Ballës, i cili vetëm pak orë më parë tha se reagimi ekstrem i opozitës vjen për shkak të frikës nga organet e reja të drejtësisë.

“Ne që kemi dorëzuar imunitetin nuk kemi frikë nga drejtësia. Ndërsa ata, që fusin në Parlament një ligj për të rritur imunitetin, për të mos ia dorëzuar deputetët Prokurorisë, megjithëse i kanë të kapur edhe Prokurorinë dhe drejtësinë, këta nuk paskan frikë. Ne që kemi gjashtë vjet në opozitë duhet të kemi frikë nga drejtësia”, tha Paloka nga selia e PD.

Ai nuk pranoi të komentonte deklaratën e Ambasadorit të Bashkimit Europian Luigi Soreca se palët po përpiqen të nisin diskutimet, por përsëri edhe një herë shprehen e Lulzim Bashës në prtestën e të enjtes ku iu drejtua ndërkombëtareve duke i thënë “mos kërkoni të pranoj për popullin tim atë që ju nuk do ta pranonit për popullin tuaj”.

Shkarkoni aplikacionin e A2