PS seancë “surprizë”, opozita organizohet për protestë – A2

PS seancë “surprizë”, opozita organizohet për protestë

Partia Demokratike dhe Lëvizja Socialiste për Integrim kanë thërritur një protestë që do të nisë ditën e sotme në orën 16:30, si përgjigje për seancën plenare të befasishme të paralajmëruar nga socialistët.

Burime për A2 CNN thonë se të gjithë demokratëve iu është kërkuar që të organizojnë strukturat për të qenë të pranishëm pasdite para godinës së Kuvendit. Të njëjtën gjë ka bërë edhe LSI, e cila gjithashtu po organizon strukturat dhe i ka bërë thirrje qytetarëve që t’i bashkohen në protestë.

Ndërkohë mësohet se protesta e paralajmëruar për të enjten nuk është anuluar dhe do të zhvillohet pavarësisht ditës së sotme.

Shkarkoni aplikacionin e A2