Rama: Myslym Murrizi, i vetmi me “dy pare mend”. Askush s’i shpëton drejtësisë

Parlamenti do të mbajë seancën e kësaj jave ditën e sotme në orën 17:00, të njoftuar vetëm mëngjesin e së martës nga Gramoz Ruçi, ndërsa Kryeministri Rama nuk do të jetë i pranishëm pasi po mban turin e tij të takimeve me qytetarët, këtë herë në qytetin e Lushnjës.

Në takimin me qytetarët, Rama përmendi sërish djegien e mandateve nga deputetët e opozitës. Duke iu drejtuar qytetarëve të Lushnjes, ai u shpreh se tashmë mazhoranca duhet të përfaqësojë edhe votuesit e djathtë, tashmë, sipas tij, të braktisur nga opozita.

Por Rama tha se për qytetarët e Lushnjës nuk është e njëjta gjë, pasi deputeti i tyre, Myslym Murrizi, doli kundër vendimit të PD, duke mbajtur mandatin.

“Ata janë arratisur nga detyra. Por i vetmi me dy pare mend na doli Myslym Murrizi. Edhe pse nuk e di si ndodhi. Mendojnë se do të fshihen mes popullit kur të vijë momenti për të dhënë garanci përballë drejtësisë, por kjo nuk ka për të ndodhur”, tha Rama.

Shkarkoni aplikacionin e A2 CNN