Rama: Opozita nuk dëmton qeverinë, por popullin. Mos i shkoni mbrapa

Edhe pse u kërkoi deputetëve të PS që të mos debatojnë dhe të mos reagojnë ndaj akuzave të ngritura nga opozita, Edi Rama në takimin me qytetarët në Lushnje, foli gjatë në lidhje me vendimin e opozitës për djegien e mandateve.

Rama u bëri thirrje qytetarëve që të reflektojnë mbi opozitën, ndërsa bëri edhe batuta. “Kujt i shkoni mbrapa, Lulit? Ata i shkojnë mbrapa Lulit, se Luli i shkon mbrapa Monikës. Duhet të bëjmë çmos që dhe atyre njerëzve duhet t’u hapim sytë. Mos e zgjidhni më opozitën ashtu siç është se ndryshe dëmtoni veten. Është koha të bëhemi bashkë, për të ndërtuar atë që kemi nisur sepse qeverisë nuk kanë çfarë t’i bëjnë”, tha Rama.

Më tej, kryeministri u shpreh se opozita nuk dëmton dot qeverinë, por dëmton drejtpërdrejt qytetarët. “Ata nuk dinë të bëjnë asgjë nga ajo që kanë bërë më parë. Ata janë rrugës pensionit dhe sa herë kanë pasur një gjë në dorë e kanë marrë dhe e kanë prishur”, tha Kryeministri.

Shkarkoni aplikacionin e A2 CNN