Rrëzohet propozimi i PS në KQZ, Kryebashkiakët me 3 mandate mund të rikandidojnë – A2

Rrëzohet propozimi i PS në KQZ, Kryebashkiakët me 3 mandate mund të rikandidojnë

Kryetarët e Bashkive që kanë më 3 ose më shumë mandate do të mund të kandidojnë sërish për zgjedhjet vendore të programuara për t’u zhvilluar në 20 qershor.

Propozimi i bërë nga Partia Socialiste nuk mori votat që nevojiteshin, pasi kryetari i KQZ, Klement Zguri, votoi kundër, ndërkohë që propozimi kalonte nëse vetëm me shumicë të cilësuar votash.

Vendimi – i cili mund të ankimohet në kolegjin zgjedhor – i hap rrugë rikandidimit të kryebashkiakëve me 3 mandate, si Vangjush Dako në Durrës, Qazim Sejdini në Elbasan dhe Fiqiri Ismailit në Vorë.

Gjatë diskutimit në sallën e KQZ, përfaqësuesi i Partisë Demokratike, Ivi Kaso, tha se ligji nuk mund të ketë fuqi prapavepruese dhe duke qenë se ai ka hyrë në fuqi në vitin 2015, prej aty nis edhe numërimi.

Shkarkoni aplikacionin e A2