Sondazh: A ju kanë bërë ndonjëherë shaka në ditën e 1 prillit?
  • Po, dhe ishte e bukur 50%
  • Po,dhe s'ishte argëtuese 50%
  • Jo, nuk më ka ndodhur 0%

Shokohet kisha katolike, financieri i Vatikanit fajtor për abuzime

Nga A2 CNN
26 Shkurt 2019, 14:13 | Bota

Skandali I abuzimeve seksuale në Kishën Katolike shkon në dyert e Selisë së Shenjtë. Një prej zyrtarëve më të lartë në Kishën Katolike dhe kryefinancier i Vatikanit, u shpall fajtor për një sërë akuzash për abuzime seksuale gjatë një procesi të fshehtë gjyqësor.

 Procesi u zhvillua në muajin dhjetor por ekzistenca e tij, u zbulua vetëm tani. Kardinali australian George Pell, 77 vjeç, me shumë gjasë do të përballet me dënimin me burg, pasi një juri e shpalli atë fajtor për marrëdhënie seksuale më një fëmijë dhe 4 akuza të tjera që kanë të bëjnë me akte të pamoralshme, me ose në praninë e të miturve në vitet 90-të.

Kardinali George Pell

Dënimi i Pell, këshilltar i ngushtë i Papa Franceskut premton të tronditë edhe më tej Kishën Katolike, reputacioni i së cilës është minuar ndjeshëm nga akuzat për abuzime seksuale.


"Lajmi për dënimin e kardinalit Xhorxh Pell për abuzime seksuale, ka tronditur Australinë dhe të gjithë botën. Konferenca e arqipeshkëve është dakord se çdo kush duhet të jetë i barabartë para ligjit. Shpresojmë që drejtësia të vihet në vend"

Mark Colderidge, president i konferencës së arqipeshkëve, Australi

Pell është zyrtari më i lartë katolik që shpallet fajtor për abuzime seksuale. Prokuroria u mbështet në dëshminë e një burri, i cili tha se Pell kishte abuzuar me të dhe një djalë tjetër ne katedralen e Melburnit pas një meshe të së dielës në vitin 1996. Viktima e dytë vdiq më vonë nga mbidoza, pa e rrëfyer asnjëherë abuzimin. Kardinali pretendon pafajësinë dhe është zotuar të apelojë vendimin.

A2 CNN Livestream

Ditari nga Denisa Pasholli