Soreca: Ka një përpjekje nga të dy palët që të nisin diskutimet

Ambasadori i Bashkimit Europian në Tiranë, Luigi Soreca, mendon pavarësisht qëndrimeve të ndryshme, qeveria dhe opozita duhet të ndërmarrin diskutime për zgjidhjen e ngërçit politik.

“Qeveria duhet të punojë që të drejtojë vendin, për të zbatuar detyrimet ndërkombëtare, si angazhimet për integrimin europian. Opozita ka të drejtë të shprehë qëndrimin e saj në një mënyrë paqësore dhe jo të dhunshme. Është koha për ta që të gjejnë vendin ku do të bëhet ky diskutim. Ne besojmë se ky vend është Parlamenti, opozita mendon ndryshe. Tani ka një përpjekje nga të dy palët që të nisin diskutimet”, tha Soreca.

Ai bëri edhe një herë thirrje që protestat e opozitës të jenë paqësore dhe të mos ketë dhunë. “Kjo nuk është e mirë për Shqipërinë dhe reputacionin e saj jashtë vendit. E pata thënë që vendimi për të djegur mandatet mund të krijojë një pasiguri politike dhe do të duhet kohë para se siguria të vijë nga KQZ. Me sa kuptojmë, do të duhet kohë, më shumë se sa ishte menduar”, shtoi Ambasadori i BE.

Shkarkoni aplikacionin e A2 CNN