Strakosha ndal Piatek dhe Milanin, por Lazio nuk fiton

Lazio-Milan, ndeshja e parë gjysmëfinale e Kupës së Italisë, është mbyllur në barazim pa gola.

Edhe pse në këtë takim, Milani vinte thuajse me formacionin më të mirë e pas tre ndeshjeve ku arrinte të shënonte nga 3 gola, Piatek dhe lojtarët e tjerë kuqezinj nuk arritën të mposhtin gardianin shqiptar të portës së Lazio-s.

Po ashtu, edhe në anën tjetër, bardhekaltrit nuk mundën të bënin asgjë përballë Donnarumma-s.

Tashmë për të mësuar skuadrën e parë finaliste të Kupës së Italisë na duhet të presim ndeshjen e kthimit, ku gjithçka do të vendoset në “San Siro”.

Shkarkoni aplikacionin e A2 CNN