A paguajnë më shumë taksa qytetarët e Tiranës?

Sot flasim për taksat dhe tarifat që paguajnë banorët e Tiranës, familjarë dhe biznese. Bashkia tashmë e ka shpallur se kur duhet të paguhen. Por sa paguajmë? Ku shkojnë paratë tona? Sa marrim mbrapsht në formën e investimeve dhe shërbimeve?

Për t’i dhënë përgjigje këtyre pyetjeve ishin të ftuar në “Business Week” Arbian Mazniku, nënkryetari i Bashkisë së Tiranës dhe Agron Haxhimali, ekspert për çështjet vendore.

Nënkryetari i Bashkisë së Tiranës, Arbian Mazniku, u shpreh se taksa që ka peshën më të madhe është ajo e ndikimit në infrastrukturë.

“Ka disa taksa dhe tarifa që kanë ndryshuar. Taksa që mban një peshë ndër më të mëdhatë është ajo e ndikimit në infrastrukturë, paguhet nga të gjithë ata ndërtues që bëjnë ndërtime të reja në kryeqytet. Sot ne jemi në nivelin më të ulët të volumit total të ndërtimit për metër katror.

Për Agron Haxhimali, nuk është shumë e shëndetshme që bashkia t’i përqendrojë mbledhjen e taksave të ndërtimi.

“Unë dyshoj që rritja e të ardhurave nga taksat është si pasojë e rritjes së taksave. Por cilido të jetë rezultati, qytetarët paguajnë më shumë. Për mua, një bashki që i ka përqendruar taksat te ndërtimi, nuk e bën bashkinë të shëndetshme”, tha Haxhimali.

Shkarkoni aplikacionin e A2