Barcelona shkatërron Realin në “Bernabeu”, shkëlqen Suarez

Reali i Madridit ka pësuar një tjetër humbje të turpshme në “Bernabeu” nga Barcelona, duke u mundur 0-3 në ndeshjen e dytë të Kupës e për pasojë është eliminuar, ndërsa takimi i parë ishte mbyllur në barazim 1-1.

Reali zhvilloi një pjesë të parë të mirë, ndërsa në 45 minutat e dyta ndryshoi gjithçka dhe madrilenët u “shkërmoqën”.

Fillimisht ishte Suarez, i cili realizoi një gol të bukur, teksa goditi saktë brenda zonës pas një asisti nga Dembele.

Në minutën e 69-të, Varane realizoi autogol, ndërsa vetëm 4 minuta më pas, ishte sërish uruguajani Suarez që u vulosi rezultatin në 0-3.

Një humbje e rëndë për Realin që shoqërohet edhe me eliminimin nga Kupa, ndërsa Barcelona vijon të jetë në garë këtë sezon për të tre trofetë.

Shkarkoni aplikacionin e A2 CNN