Sondazh: Destinacionet e fundjavave tuaja janë:
  • Bregdeti 50%
  • Zonat malore 33%
  • Qendrat historike 17%

Cohen dëshmon në Kongres: Trump e dinte për e-mailet e hakuara

Nga A2 CNN
27 Shkurt 2019, 19:35 | Bota
Cohen dëshmon në Kongres: Trump e dinte për e-mailet e hakuara

Presidenti amerikan, Donald Trump, ishte në dijeni të e-maileve të hakuara nga server i Partisë Demokrate, përpara se skandali të bëhej publik.

Akuza ka ardhur nga ish avokati i tij, Michael Cohen, i cili dëshmoi në Kongres. Ky i fundit shtoi më tej se Trump drejtoi planet për ndërtimin e një hoteli në Moskë edhe gjatë fushatës presidenciale.

Në deklaratën hapëse, Cohen e cilësoi Trump-in racist dhe mashtrues. Ndërkohë, nuk ka munguar dhe reagimi i presidentit amerikan, edhe pse është i angazhuar në takimin me liderin e Koresë së Veriut Kim Jong Un.

Nga Vietnami, Trump pretendon se Kohen po mashtron Kongresin në mënyrë që të reduktojë dënimin me burg.

A2 CNN Livestream

Debat - nga Alba Alishani