Sondazh: Sa ju kanë funksionuar dietat e shpejta pranverore?
  • Gjithmonë 18%
  • Me raste 45%
  • Asnjëherë 36%

Demokratët, rezolutë kundër Trump

Nga A2 CNN
27 Shkurt 2019, 13:30 | Bota
Demokratët, rezolutë kundër Trump

Dhoma e përfaqësuesve votoi për të shfuqizuar vendimin e presidentit Donald Trump për shpalljen e emergjencës kombëtare për ndërtimin e murit kufitar me Meksikën.

Tani do të jetë Senati me shumicë republikane, ai që do të thotë fjalën e tij. Disa konservatorë kanë thënë se do të mbështesin demokratët. Kreu i Shtëpisë së Bardhë i cili shpalli gjendjen e emergjencës pasi kongresi refuzoi të financonte murin, u zotua se nuk do të vinte veton ndaj projektligjit.

Ligjvënësit po shfrytëzojnë një dispozitë të aktit të emergjencës kombëtare për të sfiduar Presidentin, por duhet që 2/3 e te dyja dhomave te kongresit të votojnë pro saj brenda 18 ditëve.

“Nuk do të lejojmë asnjë president të shkelë kushtetutën e shteteve të bashkuara. Do të ishim kriminelë në detyrën tonë si pjesëtarë të Kongresit nëse e përmbushim propozimin e Trump”

Nancy Pelosi, kryetarja e Dhomës së Përfaqësuesve

Donald Trump e cilëson situatën në kufirin jugor si krizë, dhe mbi këtë pretendim mbështeti vendimin për të shpallur gjendjen e emergjencës. Kjo i lejon atij të anashkalojë kongresin për sigurimin e fondeve për murin. Demokratët thonë se ky veprim është jokushtetues dhe se kriza në kufi është sajuar nga Trump.

A2 CNN Livestream

Dita jonë