Ditët e kujtesës, e shkuara komuniste përmes dokumentarëve

Në ditët e kujtesës, zëri dhe historia e Gac Çunit, ishte kryefjala e kësaj të marte.

Përmes dokumentarit të realizuar nga Luljeta Progni, studentët e fakultetit të Filologjisë ngritën jo pak pyetje për këtë të shkuar të errët të shoqërisë shqiptare.

Walter Glos


“Studentëve di t’i jap vetëm një këshillë. Për të ndërtuar një të ardhme, duhet të njohim të shkuarën për të mos përsëritur të njëjtat gabime. Ju duhet ta njihni të shkuarën, edhe pse kam frikë se e plotë kjo nuk do të ndodhë në Shqipëri. Mendoj se këtu është një realitet që e fashit, e venit kujtesën. Nuk i jepen rëndësi të përndjekurve politikë. Në Gjermani nuk bëhet pyetja kush është fajtori,  por a është penduar ky njeri. Kjo është një shoqëri tjetër. Këtu nuk bëhen të tilla pyetje. Këtu një i dënuar, nuk është mbështetur nga politika, s’ka as falje dhe të mos flasim më tej për kompensimet, apo kthimin e pronave”.


Walter Glos, drejtor i Konrad Adenauer- Stiftung
Agron Shehaj, themelues i arkivës Kujto.al

Ditët e kujtesës mbyllen më 27 shkurt, pas një jave maratonë ku filma, dokumentarë e konferenca shkencore, rrëfyen të vërteta nga e shkuara komuniste e shqiptarëve.


E ftuar në Ditari në A2 CNN: Luljeta Progni, gazetare
Shkarkoni aplikacionin e A2 CNN