Sondazh: Destinacionet e fundjavave tuaja janë:
  • Bregdeti 50%
  • Zonat malore 33%
  • Qendrat historike 17%

Fiton Tirana, apo Partizani? Ish-lojtarët ndezin derbin

Nga A2 CNN
27 Shkurt 2019, 13:54 | Futboll
Fiton Tirana, apo Partizani? Ish-lojtarët ndezin derbin

Është java e derbit Tirana-Partizani, duelit vitrinë të kategorisë superiore dhe përballjes më historike të futbollit shqiptar. Prej 5vitesh të kuqtë janë dominues duke mos lejuar rivalët e kryeqytetit të fitojnë as edhe një ndeshje. Ky presion i ka rënduar bardhebluve të cilët edhe në momentet kur e kanë pasur në dorë fitoren nuk kanë mundur ta menaxhojnë dot.

Por forma emirë që Tirana po kalon javë pas jave i jep motivim 24 herë kampionëve të Shqipërisë për të thyer mallkimin dhe për të dalë triumfues. i këtij mendimi është edhe ikona e portës bardheblu, portieri Blendi Nallbani.

“Unë parashikoj një ndeshje shumë të fortë, si çdo derbi, si në vitet kur luaja unë. Ka ardhur ora që të fitojë Tirana, sepse ka pesë vite që nuk e bën këtë kundër Partizanit. Jam i bindur që Tirana fiton këtë herë”

Blendi Nallbani, ish-futbollist i Tiranës dhe Partizanit

Ndryshe mendon një nga legjendat e klubit të Partizani Ledio Pano, sipas të cilit derbi këtë herë nuk ka favoritë.

“Është një ndeshje që tregon fuqinë e kampionatit, është ndeshja kryesore dhe historike për të dy ekipet. Ndryshe nga herët e tjera, besoj do të jetë nga ndeshjet më të bukura. Mund të ketë gola dhe them të fitojë më i miri. Por pa diskutim që fitorja e Partizanit në çdo lloj shifre është kënaqësi më vete”.

Ledio Pano, ish-futbollist i Partizanit

Tirana-Partizani luhet këtë të premte në stadiumin “Selman Stërmasi”.

A2 CNN Livestream

Dita jonë