Gol spektakolar, Ndoj nderon Brescian, i jep barazimin ndaj Padovas

Pas Arlind Ajetit, është radha e një tjetër futbollisti kuqezi për të lënë gjurmë në kampionatet evropiane të futbollit. Emanuele Ndoj, mbrojtësi i kombëtares shqiptare, ishte heroi i Breshias në Serinë B me golin e tij ndaj Padovas.

Momenti i golit

22 vjeçari në fakt shmangu turpërimin teksa Breshia, kryesuesja e kampionatit, u ndal në barazim 1 me 1 me vendin e fundit të renditjes.

Goli i Ndoj (03:05)

Goli i Ndoj në minutën e 78-të, vlen një pikë për Breshian që mund të rezultojë e çmuar në luftën për titull dhe ngjitjen në Serine A. Paraqitja e tij gëzon edhe trajnerin e Kombëtares Kristian Panucci në prag të nisjes së eliminatorëve të Euro 2020.