Sondazh: Sa ju kanë funksionuar dietat e shpejta pranverore?
  • Gjithmonë 18%
  • Me raste 45%
  • Asnjëherë 36%

Haxhimali: S’ka nevojë për apartamente të reja, mbi 100 mijë janë bosh

Nga A2 CNN
27 Shkurt 2019, 22:42 | Ekonomi
Haxhimali: S’ka nevojë për apartamente të reja, mbi 100

I ftuar në “Business Week”, Agron Haxhimali, ekspert për çështjet vendore, debatoi me Arbian Mazniku, nënkryetari i Bashkisë së Tiranës, në lidhje me ndërtimin e apartamenteve të reja dhe taksave të mbledhura nga ndërtimi.

Për Haxhimalin, Tirana dhe Shqipëria nuk kanë nevojë për apartamente të reja, pasi sipas tij, aktualisht janë rreth 100 mijë të lira, të cilat mund të akomodojnë deri në 400 mijë banorë.

“Argumenti që kam unë për stokun e apartamenteve. Në Shqipëri janë 1.2 milionë banesa, ndërsa popullsia, sipas INSTAT është 2.8 milionë banorë. Nëse unë përdor këtë logjikë, a e dinë se sa shtëpi dhe apartamente janë bosh sot? Për mua, janë mbi 100 mijë. Shqipëria sot mund të akomodojë 400-500 mijë qytetarë. Qytetarëve nuk u duhen 8 mijë apartamente në vit”, u shpreh Haxhimali.

Ndërkohë, Mazniku reagoi duke thënë se apartamente bosh mund të ketë nëpër rrethe. “Në Gramsh apo në Cërrik mund të ketë bosh në Tiranë nuk ka. Në disa qytete që janë ndërtuar në kohën e komunizmit për një qëllim të caktuar, patjetër që ka vende bosh. Në momentin që në Tiranë nuk ka ofertë për apartamente, atëherë çmimi i apartamente do të rritet ndjeshëm dhe ne duhet të mbajmë një balancë të shëndetshme”, tha Mazniku.

A2 CNN Livestream

Dita jonë