Hënën nuk e keni parë kurrë kështu

Një kameraman nga Kalifornia ka realizuar një fotografi perfekte të hënës duke kombinuar përmes kompjuterit 50 000 shkrepje të realizuara gjatë natës.

Rezultati përfundimtar ishte një super fotografi me madhësi 81 megapixel që tregon hënën më qartë se kurrë. Në vend që të përdorte pajisje të shtrenjta, Andrew thjesht vendosi dy aparate fotografike normalë për të fotografuar pjesë të ndryshme të hënës, ndërsa më pas i bashkoi në kompjuter. Rezultati ishte fantastik, pasi foto finale ka një rezolucion gati tri herë më të madh se televizorët e fundit 8K.

Shkarkoni aplikacionin e A2 CNN