Kriza politike, Idrizi: Zgjidhja e vetme, zgjedhjet e parakohshme

Dosja 339, sipas Shpëtim Idrizit, do të trajtojë edhe vjedhjen e 76 mijë votave të PDIU në vitin 2017.

I ftuar te “Ditari” në A2 CNN, Idirizi tha se zgjidhja e vetme për krizën janë zgjedhjet e parakohshme, të cilën, sipas tij, mazhoranca do ta pranojë shumë shpejt.

“Zgjedhjet e kaluara janë vjedhur. 72 mijë votat e PDIU i ka marrë Rilindja. Të shkojmë në zgjedhje dhe atje ta vendosur sovrani. Zgjedhjet e parakohshme do të ndodhin shumë shpejt për një arsye të vetme. Burrat dinë ta lënë pushtetin, shkojnë në zgjedhje. Diktatorët rrëzohen. Këta të tjerët që bëjnë si ‘diktatoruca’ do ikin si Gruevski. Po mundohen të krijojnë parti të tjera. Por në demokraci opozitën nuk mund ta emërosh dot”, tha ndër të tjera Idrizi.

Shkarkoni aplikacionin e A2