Liverpool e Arsenal, me “5 yje”. Londra i takon Chelsea-t, festë në Manchester

Në ndeshjet e luajtura këtë mes javë në Premier League, skuadrat e mëdha kanë vendosur diktatin, ndërsa Chelsea i Sarrit triumfoi në derbin e Londrës ndaj Tottenham.

Liverpool shënoi një fitore të thellë 5-0 ndaj Watford, po ashtu dhe Arsenali shënoi 5 gola, ndërsa pësoi një ndaj Bournemouth.

City dhe United vazhduan me ecurinë pozitive, me “qytetarët” që shënuan vetëm një gol në fitoren ndaj West Ham, ndërsa “Djajtë e kuq” fituan 1-3 në transfertën e Crystal Palace.

Kur të gjithë po i humbisnin shpresat, Chelsea është rikthyer me një fitore të pastër 2-0 në derbin e Londrës ndaj Tottenham.

Pas këtyre ndeshjeve, Liverpool vijon të jetë në krye të tabelës me 69 pikë, ndërsa me një pikë më pak e ndjek City i Guardiola-s.

Shkarkoni aplikacionin e A2