Luftë në qiell midis Indisë dhe Pakistanit: Rrëzohen 3 avionë ushtarakë

Tensionohet së tepërmi situata midis Pakistanit dhe Indisë.

Ushtria e Pakistanit ka deklaruar se ka rrëzuar dy avionë ushtarakë indianë në zonën kufitare të Kashmirit. Ndërkohë, edhe aviacioni indian pohon të ketë rrëzuar një mjet të Islamabadit.

Veprimi ushtarak pason lajmin e djeshëm të një sulm ajror të aviacionit indian po në atë zonë, për të cilën dy vendet kanë luftuar qysh nga pavarësia ndaj Britanisë së Madhe në 1947.

Edhe pse tensioni mes dy vendeve ka mbetur gjithmonë i lartë gjatë dekadave të fundit, situata është tensionuar së tepërmi muajin e fundit, pas një sulmi terrorist ndaj disa ushtarakëve indianë në atë zonë, që shkaktoi 40 të vdekur.

Nga shumë analistë të gjeopolitikës, zona e Kashmirit gjykohet si një nga rreziqet më të mëdha për stabilitetin ndërkombëtar, sepse ndan në pak qindra kilometra katrorë tre fuqi bërthamore si Kina, India dhe Pakistani.

Shkarkoni aplikacionin e A2 CNN