Ndalimi i makinave të vjetra, qeveria shtyn afatin

Qeveria do të bëjë lëshime për makinat e vjetra. Pas takimeve me grupet e interesit, Ministrja e Infrastrukturës dhe Energjisë, Belinda Balluku ka vendosur të shtyjë afatin e hyrjes në fuqi të ndalimit të importit deri më 31 Dhjetor 2019.

Pas kësaj date, automjetet e përdorura do të lejohen nëse përmbushin standardin e ndotjes Euro 4, ose thënë ndryshe të prodhuara pas vitit 2006, duke bërë sërish lëshime nga udhëzimi origjinal, që përcaktonte se ato nuk duhet të jenë më të vjetra se 10 vite.

Shkarkoni aplikacionin e A2 CNN