Ngjarjet në Parlament, procedohen penalisht 8 protestues, 12 në kërkim

e0ace746 d2b9 484c 8b87 2135687b2a7c 1100x620

Për ngjarjet e ndodhura në protestën e djeshme përballë Parlamentit, janë identifikuar dhe do të procedohen në gjendje të lirë tetë persona, ndërsa po punohet për kapjen e 12 personave të tjerë.

Shtetasit janë proceduar penalisht me akuzën “prishje të rendit dhe qetësisë publike” dhe “kundërshtim të punonjësit të rendit publik”, pasi kanë tentuar çajnë me forcë kordonin e Policisë në shërbim, duke i goditur me sende te forta.

Pesë nga shtetasit e proceduar penalisht banojnë në Tiranë, të tjerët në Mamurras. Laç dhe Fushë Krujë.

Gjatë protestës së djeshme janë lënduar 2 punonjës policie, si dhe kanë marrë mjekim nga gazi lotsjellës 8 shtetas.