Opozita, në tubime vetëm për seancat parlamentare

Të enjten nuk do të ketë seancë plenare. Si rrjedhojë as protestë. Një skenar i tillë u paralajmërua që mbrëmjen e 26 shkurtit teksa deputetët vijonin mbledhjen brenda seancës jo tradicionale të së martës.

Me një agjendë ende për t’u përcaktuar opozita ka vendosur që protestë do të ketë sa herë që mazhoranca të mbledhë seancë parlamentare. Mbledhja e radhës e kuvendit është në 5 mars.

Pavarësisht lëvizjeve të minutës së fundit që mund të ndërmarrë opozita, për Lulizm Bashën nuk ka kthim mbrapa. “Beteja që kemi nisur për një Shqipëri si gjithë Europa është pa kthim! Kjo betejë do të përfundojë me shporrjen e kësaj qeverie të krimit dhe me triumfin e shqiptarëve”, thotë Basha në Facebook.

Shkarkoni aplikacionin e A2 CNN